Aksidenti në aksin Korçë–Maliq, humb jetën polici i burgut të Drenovës

18 Mars 2026 | 17:15

Një punonjës i Policisë së Burgjeve ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, 45 vjeç, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët. Ai ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026