Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave dyshohet një shqiptar

27 Janar 2026 | 19:09

Sipas mediave greke, dyshohet se një shtetas shqiptar është mes viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi të martën në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK.

Në total, shtatë persona humbën jetën në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur dhe janë të shtruar në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra nga vendi i ngjarjes.

Minibusi ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës mes PAOK-ut dhe Lyonit.

Agjencia shtetërore greke e lajmeve “AMNA” raportoi se kryetari i bashkisë së Aleksandrisë në Imathia, Panagiotis Girinis, deklaroi se tre nga viktimat ishin nga Alexandria, ndërsa i katërti nga njësia fqinje rajonale e Pierias. Viktimat nga Alexandria ishin të moshës 25 deri në 27 vjeç.

Komuniteti i tifozëve të PAOK-ut në Selanik ka nisur homazhe në stadiumin e klubit, duke nderuar kujtimin e të ndjerëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026