Aksidentohet autobusi në Afrikën e Jugut, 45 të vdekur! Mbijeton vetëm një 8-vjeçar

28 Mars 2024 | 20:45

Një aksident ku u përfshi një autobus ndodhi ditën e sotme në Afrikën e Jugut, ku mbetën të vdekur 45 persona.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, në autobus ndodheshin gjithsej 46 persona, përfshirë edhe shoferin.

Mësohet se vetëm një fëmijë 8-vjeçar, i ka shpëtuar aksidentit dhe po trajtohet në spital.

Në një deklaratë, Ministria e Transportit tha se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierat në një urë, duke bërë që autobusi të bjerë dhe të marrë flakë, pranë Mamatlakala në provincën verilindore të Limpopo.

Autobusi i pasagjerëve po transportonte njerëz nga Botsvana.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026