Përfshihet nga flakët autobusi në lëvizje në aksin “Tiranë-Elbasan”

21 Mars 2024 | 14:50

Një autobus në lëvizje ka marrë flakë në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në afërsi të fshatit Dopaj, rreth orës 13:30 të kësaj të enjteje.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e pasme.

Si pasojë e zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhe në vendngjarje dhe punon për dokumentimin e provave ligjore për shkakun e rënies së zjarrit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje, me drejtues shtetasin F. K.. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026