Aksidentoi një person dhe u largua nga vendngjarja, ndalohet një punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Rajonit Elbasan-Korçë ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektorin me iniciale J. R., i cili ka detyrën e Oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë. Ai dyshohet për veprat penale “Mosdhënia e Ndihmës”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
Ndalimi i tij u bë pas një aksidenti rrugor që ndodhi më datë 03/03/2025, në aksin Hoçisht-Bilisht, ku Inspektori J. R. me mjetin e tij është përfshirë në një aksident që plagosi shtetasin me iniciale D. GJ. Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të aksidentuarit dhe pa njoftuar organet e rendit, duke shkelur ligjin.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi D. GJ. është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë