Aksion antidrogë te “Kodra e Diellit” në Tiranë, shoqërohen disa persona
Një aksion antidrogë po zhvillohet nga Forcat Operacionale në Tiranë. Sipas informacioneve policia ka rrethuar zonën te “Kodra e Diellit 2”.
Për të dhënë më tepër detaje rreth asaj që po ndodh, ishte në një lidhje direkte për Euronews Albania gazetarja Sara Demushi.
“Për rreth 1 orë forcat operacionale kanë rrethuar zonën. Ajo që kemi mësuar deri në këto momente në formë jo zyrtare, bëhet me dije se ka disa persona të shoqëruar. Mbetet për tu parë në vijim sa u përket këtyre personave. Forcat e policisë kanë mbërritur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qendruar në zonë për rreth një orë.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë deri në këto momente bëhet fjalë për një operacion të policisë së shtetit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese shqiptare dhe ndërkombëtare. Ndër të tjerat bëhet me dije se personat që janë shoqëruar ditën e sotme kanë bashkëpunuar me grupe të huaja kriminale”,-tha Sara Demushi.
Një aksion antidrogë po zhvillohet nga Forcat Operacionale në Tiranë. Sipas informacioneve policia ka rrethuar zonën te “Kodra e Diellit 2”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit