Aksion për lirimin e plazheve në Vlorë, hiqen 40 çadra në Lungomare

12 Korrik 2025 | 10:24

Policia e rendit dhe shërbimet e Bashkisë Vlorë kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në vijën bregdetare, me fokus verifikimin e dokumentacionit për shfrytëzimin e hapësirave publike nga subjektet private.

Gjatë inspektimeve të zhvilluara në zonën e Lungomares, strukturat përgjegjëse konstatuan zaptimin e plazhit nga një subjekt privat, i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë.

Autoritetet ndërhynë duke hequr 40 çadra dhe 80 shezlongë që ishin vendosur pa lejen e nevojshme. Hapësira e zaptuar do t’i rikthehet përdorimit si plazh publik, duke qenë e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe pushuesit.

Operacioni u zhvillua pa kundërshtime nga pronari i subjektit, ndërsa autoritetet bënë të ditur se kontrolle të tilla do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës, për të garantuar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026