I riu braktisi “Porschen”, u hodh në det t’i shpëtojë policisë! Ç’ndodhi në Sarandë

12 Korrik 2025 | 08:59

Një skenë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e të premtes në rrugën “Butrinti”, në pedonalen e qytetit të Sarandës, ku një i ri ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në det.

Sipas policisë, forcat e rendit ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera” ku ndodheshin tre persona. Në momentin që efektivët e policisë tentuan të verifikonin identitetin e tyre, njëri prej pasagjerëve doli me vrap nga makina dhe u hodh në det, duke mbajtur me vete një çantë krahu.

Dy personat e tjerë u ndaluan menjëherë dhe u shoqëruan në komisariat nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë “Shqiponja”. Ndërkohë, për kapjen e të riut që tentoi arratisjen, u përfshi edhe një mjet lundrues i Policisë Kufitare, që bëri të mundur ndalimin e tij pas disa minutash ndjekjeje.

Dyshohet se gjatë hedhjes në ujë, i riu ka tentuar të zhdukë sende të paligjshme, të cilat mund të kenë qenë në çantën që mbante me vete. Policia ka vijuar kërkimet në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026