Aksioni i SPAK/ Flet avokati i Pëllumb Gjokës, Brahimllari: Nuk kemi marrë dosjen…

30 Korrik 2023 | 21:03

Avokati i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se SPAK ka shkelur të gjitha të drejtat e personale të arrestuar gjatë megaoperacionit e po ashtu edhe të avokatëve mbrojtës të tyre.

Sipas avokatit, ata janë penguar që të njihen me dosjen për të cilën klientët e tyre janë nën  hetim, e kjo është bërë me pretendimin se janë sekrete hetimore.

“Nga ana e gjykatës,  u shkelën të gjitha të drejtat e të pandehurve dhe të mbrojtësve. Ne që ishim për personin nën hetim Pëllumb Gjoka por edhe të tjerët, u penguam që të shikojmë dosjen, të njihemi me dosjet dhe të marrim kopje të saj.

Kërkuam me ngulm që të njiheshim me dosjen dhe të mbajmë shënime lidhur me disa prej akteve të tyre, të marrim edhe kopje siç e kërkon kodi i procedurës penale dhe u refuzuam në mënyrë kategorike me pretendimin se janë sekrete hetimore.

Aktet dhe provat të cilat paraqiten në Gjykatë nga ana e prokurorisë për të kërkuar dhe për të përcaktuar një masë sigurimi nuk mund të jenë më sekret për personin që kufizohet nga liria ashtu edhe për mbrojtësit e tyre”,-tha avokati i Pëllumb Gjokës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026