Akt piraterie, Venezuela dënon konfiskimin e cisternës së naftës nga SHBA
Autoritetet venezueliane dënuan kapjen e cisternës së radhës që transportonte naftë venezueliane dhe ekuipazhit të saj nga Shtetet e Bashkuara, sipas komunikatës qeveritare të postuar në Telegram të Zëvendëspresidentes Ekzekutive të Venezuelës Delcy Rodriguez.
“Republika Bolivariane e Venezuelës dënon dhe mohon fuqimisht kapjen dhe vjedhjen e një anijeje tjetër private që transportonte naftë venezueliane dhe rrëmbimin me forcë të ekuipazhit, të kryer nga ushtarakët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ujërat ndërkombëtare”, thuhet në dokument.
Ky “akt skandaloz kriminal, akt piraterie” është kryer në shkelje të normave të së drejtës ndërkombëtare, konventës së navigimit detar dhe Kartës së OKB-së, tha qeveria.
Deklarata tregon se vendi do të vazhdojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e industrisë së naftës dhe gazit bazuar në pavarësi dhe sovranitet. Qeveria venezueliane do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mos i lënë pa përgjigje aktivitetet e SHBA-së, duke përfshirë edhe kërkesën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, institucione të tjera shumëpalëshe dhe qeveri të vendeve të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin