Aktet e vetëvrasjeve në spitale, Mentor Kikia flet për ”gabimet” e medias në raportimin e tyre
Në një intervistë për Euronews Albania, Mentor Kikia, drejtor informacioni në televizionin Klan Plus, foli rreth raportimit që media duhet të bëjë sa u takon çështjeve delikate si vetëvrasjet.
“Çështje komplekse”, kështu ju referua ai ngjarjes më të fundit ku theksoi se sa herë përballemi me situata të tilla përballemi dhe me problemet a duhet raportuar dhe si.
“Media është hallka e fundit që duhet të përgjigjet për këtë histori,” – u shpreh Kikia.
Sipas tij media raporton çdo ditë dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me informacionin andaj nuk do ishte i mendimit që një lajm i tillë të fshihet.
Ajo që Mentor Kikia theksoi është mënyra e raportimit që varet nga niveli i medias.
Detajet, për aq kohë sa gazetarët nuk kanë qenë në vendngjarje kur ka ndodhur vetëvrasja janë “fantazi gazetareske”, tha ai, e përkundrejt detajeve të panevojshme lajmi nuk ka më vlerë.
Investigimi brenda spitalit, opinioni i mjekëve apo psikologëve se ç’po ndodh brenda atij spitali do të ishte puna e vërtetë e një gazetari sipas drejtorit të informacionit në Klan Plus. Në këtë mënyrë do të kapej zanafilla për zbardhjen reale të problemit.
Pyetur nëse media mund të ndikojë si nxitës për të ndërmarrë vendimin e vetëvrasjes, Kikia u shpreh i bindur që jo, sepse ata njerëz brenda ambientit ku ndodhen janë komplet të izoluar nga informacioni.
“Në kushte të rënda shëndetësore nuk shohin lajme dhe normalisht janë jashtë ndikimit,” – tha ai.
Ndër të tjera Mentor Kikia shtoi se mund t’ju referohemi dhe justifikimeve mjekësore për këto veprime që tregojnë se sëmundja nuk e furnizon trurin mjaftueshëm me oksigjen e kësisoj vijnë dhe problemet mendore që sjellin aktet e vetëvrasjes.
“Kodi i etikës është armë shumë e rëndësishme për profesionalizmin në media,” – përfundoi Kikia.
Ai theksoi se një gazetar duhet t’i frikësohet më tepër kodit të etikës që i ndalon të raportojnë detaje lajmesh të cilat bien ndesh me interesat sociale, sesa ligjit.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër pacient i jep fund jetës në spitalin ”Shefqet Ndroqi”
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West