Aktet e vetëvrasjeve në spitale, mjekja psikiatre: Çfarë duhet të bëjnë mjekët dhe familjarët
Pandemia e Covid-19 vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish në Shqipëri. Spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili është shndërruar në spital Covid për të trajtuar të infektuarit me coronavirus është kthyer në qendër të vëmendjes në lidhje me ngjarjet e fundit, ku deri tani katër pacientë i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e këtij spitali.
Një problem tjetër, i cili shpeshherë vihet re ka të bëjë me raportimin që u bëjnë mediat këtyre ngjarjeve tragjike pasi në shumë raste publikohen të dhëna të ndjeshme.
Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania u shpreh se pacientët nuk vuajnë nga afeksioni fizik i mjekëve, ndërkohë shtoi se detyra kryesore e familjarëve, është t’u tregojnë detaje bluzave të bardha në lidhje me personalitetin e të sëmurit.
“Mjekët janë heronjtë aktualisht, sepse jo vetëm që kanë përgjegjësi maksimale se çfarë fizikisht pacient kërkon, jam i bindur se nuk mungon as afeksioni fizik. Ne kemi dëgjuar plot e plot raste në botë që janë asistuar, por pavarësisht kësaj kanë pasur fatalitete. Kemi dëgjuar vetëvrasje të infermierëve dhe mjekëve. Trajtimet brenda në spital për një person që është në gjendje të rënduar trajtohen me medikamente, që vetë kanë probleme anësore. Janë më tepër familjarët,që duhet të japin të dhëna mbi personalitetin e këtij personi, sepse ai kur shkon në spital është nën terrorin e gjendjes shëndetësore. Kjo është detyrë e familjarëve, dhe e mjekut pritës, që fillimisht të kërkojë informacion për problemin e mundshëm shëndetësor, dhe të vihen këto (pacientët) në katet e para”, tha ajo.
Mjekja gjithashtu u ndal edhe tek roli i medias në raportimin ngjarjeve të tilla. Ajo u shpreh kritike ndaj informacioneve të medias, të cilat sipas saj, shpeshherë ndikojnë në rritjen e ankthit tek audienca.
“Detajet fillojnë dhe ngarkojmë sistematikisht dhe amplifikojnë ndjenjën e ankthit te të gjithë ne. Ne fillojmë dhe e fokusojmë kaq shumë këtë problem. Aktualisht jemi në një stres kolektiv. Minimumi duhet të ulim paragjykimet, që kemi ndaj shëndetit mendor”, u shpreh ajo.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Vetëvrasjet në spitalet covid, sociologu Tushi: Rastet mund të dallohen, duhen angazhuar psikologë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve