Aktivisti kundërshton pretendimet e PDK: Protesta ishte e mbështetur edhe nga LVV

2 Prill 2023 | 21:12

Aktivisti Avni Zogiani tha për “Review” në Euronews Albania se pretendimet e PDK-së se LVV-ja nuk mbështeti protestën e sotme në Kosovë janë të pavërteta.

“Më vjen keq që harrohet të thuhet se Vetëvendosja ka pasur një përkrahje për këtë protestë, siç ka pasur gjithë shoqëria shqiptare në Kosovë. Po ashtu ka pasur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, për t’iu bashkuar marshimit dhe mendoj që kjo u pa dhe në rrjete sociale, një numër jashtëzakonisht i madh i aktivistëve të Vetëvendosjes pa pasur postime dhe thirrje, pra nuk duhet lënë hapësirë për keqkuptim se kjo ka qenë një protestë e dikujt kundër dikujt,” – u shpreh Zogiani.

Në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026