Aktivistja për rritjen e krimeve: Në 9 muaj janë 16 gra të vrara, ky është bilanc lufte

15 Shtator 2021 | 21:30

Rritja e rasteve të krimit në familje është kthyer në një kambanë alarmi për strukturat ligjzbatuese dhe për vetë shoqërinë shqiptare. Ky fenomen shqetësues në Shqipëri ishte temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Now”.

Aktivistja Zhaklin Lekatari tha se në nëntë muaj janë vrarë 16 gra dhe kjo duhet të konsideruar si urgjencë kombëtare. Sipas saj, gratë shqiptare po vriten për shkak të gjinisë dhe kjo është shqetësuese për vlerat e shoqërisë.

“Bilanci është një bilanc lufte dhe mua më duket një urgjencë kombëtares. Nëntë muaj 16 gra, në nuk jemi në luftë. Gratë këtu vriten për shkak të gjinisë së tyre dhe vriten për shkak se janë gra”, tha ajo.

Ajo kërkoi të zbatohen ligjet dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Znj. Lekatari bëri përgjegjës gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët sipas saj janë përgjegjës për rritjen e krimeve në familjet shqiptare.

“Ne në këtë vend kemi nevojë të protestojmë çdo ditë dhe çdo orë. Unë dua të zbatohen ligjet dhe të bëhen transparencë dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Vrasës janë gjithashtu prokurorët, gjyqtarët dhe policët, të cilët nuk i marrin seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me krimin në familje”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026