Aktivistja shqiptare e republikanëve: Të majtët vodhën votat njësoj si në Shqipëri
Evi Kokalari aktiviste e njohur shqiptare e republikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komentoi për Euronews Albania zhvillimet e fundit për sa i përket zgjedhjeve presidenciale.
Kokalari përdori të njëjtën retorikë si të Presidentit Donald Trump për “vjedhje të votave” dhe situatë të cilën “republikanët e prisnin”.
“Manipulim dhe vjedhje nuk ka nga ana e Donald Trump, por ka nga ana e të majtëve me të njëjtën mënyrë, njësoj si në Shqipëri, këto janë të shtyra nga George Soros në Shqipëri dhe Soros në Amerikë, kështu që nuk e dëmton aspak Trumpin [gjuha apo padia në gjyq],” – tha Kokalari duke këmbëngulur se “nëse vërtetohet se ka vjedhje” atëherë “edhe sistemi do të përmirësohet”.
Kokalari u shpreh se edhe SHBA-të kanë nevojë për reformë zgjedhore, por theksoi se “nëse e lufton Amerika vjedhjen e votave” gjërat mund të ndryshojnë “edhe për vendet e tjera që kanë probleme të ngjashme”.
Aktivistja shqiptare u shpreh e bindur se republikanët do t’i drejtohen anës ligjore për manipulimet e pretenduara në shumë shtete. Ajo tha se “manipulimi është i kollajshëm” dhe e bazoi pretendimin e saj te mungesa e sigurisë dhe kërkesës së letërnjoftimeve në momentin e votimit.
“Pej pandemisë, kishe një javë për të votuar, unë për shembull votova ditën e fundit thjesht thashë emrin pa më kërkuar kartën ID, më dhanë një formular të thjeshtë dhe për faktin se jam e regjistruar si aktiviste republikane, çdo njeri mund të kishte hyrë në vendin tim dhe të votonte dhe kjo gjë ka ndodhur në Nevada,” – tregoi sipas saj Kokalari.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
“Zgjedhjet janë mbyllur”, Etjen Xhafaj: Pensilvania do të kthehet në favor të Joe Biden
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit