11 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit për veprimtaritë të ndaluara për t’u promovuar, KQZ publikon aktivitetet e kallëzuara për të cilat pretendohet se janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Janë 5 veprimtari të kallëzuara, 3 prej tyre janë bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 2 të tjera janë nga qytetarë të paidentifikuar.
Veprimtaritë që ka kallëzuar LSI janë 1 e kryeministrit Edi Rama dhe 2 të tjera të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ndërsa dy kallëzimet e tjera të bëra nga qytetarët janë për kryeministrin Rama që shkon në përurime veprash publike me simbole të PS dhe një tjetër për portalin e qeverisë, ku ka simbole dhe slogane të PS.
Lexoni gjithashtu:
Rrezikohet identifikimi biometrik në zgjedhje, vetëm një kompani angleze në garë