Aktivitetet kulturore gjallërojnë festat e fundvitit në Gjirokastër
Një program i pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike po gjallëron qytetin e Gjirokastrës. Trupa e Cirkut Kombëtar solli në qytetin e gurtë një shfaqje artistike që tërhoqi publikun e të gjitha moshave.
“Ne jemi gjithmonë të lumtur dhe të kënaqur që artin e cirkut e transmetojmë kudo ku ne shkojmë, çdo qytet na mirëpret dhe sot jemi në Gjirokastër, në këtë atmosferë festash nuk mund të mungojnë artistët e cirkut për të dhuruar emocione për të gjithë publikun i cili ndodhet me ne këtu sot”, tha Gerald Shima, artistik cirku.
E veçantë ishte edhe mbrëmja muzikore e artistëve të ardhur nga Italia. Në skenën artistike në zonën muzeale ata interpretuan pjesë operistike si dhe muzikën e filmave të njohur për artdashësit.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu në Gjirokastër, në vizitën time të parë në Shqipëri, kam ngelur e surprizuar nga bukuria e vendit tuaj, është kënaqësi që shfaqim këtë koncert duke sjellë për publikun pjesë muzikore të pavdekshme nga kompozitorë si Morikone, apo pjesë operistike, artdashësit na pritën ngrohtë duke na shoqëruar vazhdimisht me duartrokitje”, u shpreh Barbara Luccini, soprano.
Pianisti Aliano Fridani tha se: “Është kënaqësi të rikthehem për herë të tretë në Shqipëri, jeni një popull që e doni kulturën, artin dhe emocionet që dhuron muzika.Koncerti i mbrëmjes së sotme i dedikohet Enio Morikones, muzikës së filmave të tij, dëshiroj të falënderoj publikun e Gjirokastrës që na mirëpriti në këtë atmosferë të ngrohtë festash”.
Aktivitetet kulturore do të vazhdojnë përgjatë ditëve të festave duke tërhequr edhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në stinën e dimrit.
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione