Një vatër zjarri është aktivizuar në anë të autostradës në hyrje të Kavajës.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke të veshur me shkurre e bimësi të ulët.
Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar një banesë që ndodhet fare pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU
- 11 vatra zjarri në 24 orët e fundit, zonat më problematike
- Vihet nën kontroll zjarri në Dropull pas ndërhyrjes nga ajri të avionëve grekë