Aktori i “Squid Game” shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje

15 Mars 2024 | 17:47

Aktori koreano-jugor Oh Youngsu, një nga yjet e serialit “Squid Game”, u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2017. 79 vjeçari, është dënuar me tetë muaj burg dhe është dënuar të ndjekë 40 orë mësime për dhunën seksuale

Ndoese shprehu keqardhjen teksa shkonte për në seacën e tij të parë gjyqësore në shkurt 2023, përsëri ai mohon akuzën për sulm të pahijshëm, i cili parashikonte një dënim të mundshëm me burg deri në 10 vjet.

Prokurorët e akuzuan Oh në vitin 2022 pasi gruaja, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë për prekje të papërshtatshme të saj.

Gjykatësi Jeong Yeon-ju tha se të dhënat e viktimës për sulmin dhe pretendimet e saj ishin “të qëndrueshme dhe duket se janë deklarata që nuk mund të bëhen pa i përjetuar ato”.

79-vjeçari konsiderohet si një nga aktorët e skenës më të arrirë të Koresë së Jugut. Ai fitoi famë ndërkombëtare pasi luajti në Squid Game, një dramë distopike që sheh konkurrentët të marrin pjesë në versione vdekjeprurëse të lojërave tradicionale për fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026