Aktorja e “Star Wars”, nderohet pas vdekjes me një yll në Holliwood

5 Maj 2023 | 11:05

Aktorja Carrie Fisher mori një yll pas vdekjes në “Hollywood Walk of Fame”. Kolegu dhe miku i saj Mark Hamill dhe vajza Billie Lourd morën pjesë në ceremoninë e mbajtur me atë rast, ndërsa mungonin të afërmit e tjerë.

Fisher, e cila njihet më së shumti për rolin e saj si Princesha Leia, mori yllin e saj më 4 maj, një ditë e njohur si Dita e Luftërave të Yjeve.

Hamill, i cili portretizon personazhin e Luke Skywalker, vëllait të Leia, në ekskluzivitetin e famshëm, mbajti një fjalim emocionues.

“Ajo ishte princesha jonë e vendosur dhe e ashpër…”, tha mes të tjerave ai.

Billie Lourd vendosi të mos ftojë të afërmit e saj, vëllain eCarrie, Todd dhe motrat Trisha Lee dhe Jolie Fisher, në prezantimin e yllit.

Pasi vëllai dhe motrat e aktores protestuan publikisht për këtë, Lourdes i është përgjigjur në një deklaratë të publikuar në “Hollywood Reporter” se nuk i ka ftuar, pasi pa dijeninë e saj, në ditët pas vdekjes së nënës së saj, kanë shfrytëzuar rastin për të tërhequr vëmkendjen e publikut duke dhënë intervista pa u konsultuar me të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026