AKU vazhdon kontrollet, ndëshkohen 8 subjekte që tregtonin ushqim të pasigurt

9 Mars 2023 | 09:52

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vazhdon kontrollet dhe monitorimet nëpër subjekte të ndryshme, për të identifikuar shkeljet. Sipas të dhënave, 8 subjekte janë ndëshkuar nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa administrative me gjobë në vlerën e 1.700.000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kilogramë të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026