Akulli i Everestit i formuar në 20 shekuj, shkrihet në 25 vite

4 Shkurt 2022 | 20:08

Akulli në malin e Everestit, që iu deshën më shumë se 2 mijë vite për t’u formuar është shkrirë brenda 25 viteve.

Ndryshimet e klimës kanë bërë që akullnaja e Everestit të shkrihet në mënyrë më të shpejtë, tregon një studim i ri.

Kërkuesit nga Universiteti i Maine kanë zbuluar se akullnaja e pjesës jugore ka humbur më shumë se 54 metra trashësi në 25 vitet e fundit.

Akulli, i cili gjendet 7,906 metra mbi nivelin e detit, po tretet 80 herë më shpejt se sa duhet për formimin e akullit në sipërfaqe.

Shkak besohet se është rritja e temperaturave dhe era e fortë.

Shkrirja e akullit në majën më të lartë të Tokës është një paralajmërim se kjo gjë mund të sjellë përkeqësimin e impaktit të klimës.

Autori i studimit, Mariusz Potocki thotë se zbulimi tregon se akullnaja e pjesës jugore të Everestit mund të quhet tashmë një relike.

Një tjetër autor i raportit, Tom Matthews, shkencëtar për klimën nga King College në Londër, thotë se nuk ka pasur ndryshime të klimës në rajon që mund të kenë çuar në shkrirjen e akullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026