Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve

20 Nëntor 2020 | 11:24

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar për deklaratën e Lulzim Bashës për mjekët, ku kryedemokrati theksoi se shifrat e viktimave nga COVID janë manipuluar qëllimisht.

Rama shprehet se akuza e Bashës cenon drejtpërdrejt integritetin moral dhe profesional të mjekëve. Kryeministri njofton se për këtë deklaratë të Lulzim Bashës do iu drejtohet nesër shqiptarëve me një mesazh. 

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”, shkruan Rama.

 “Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!
“, shkruan më tej kreu i qeverisë.

Ndërkohë sot për deklaratën e Bashës pati dhe një reagim nga vetë mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit e cilësuan këtë deklaratën e kryedemokratit si dashakeqe dhe në mungesë të plotë të humanizmit nisur nga koha që po jetojmë.

Lidhur me akuzat e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për manipulim të numrit të të vdekurve me COVID-19, burime nga SPAK bëjnë me dije se nuk është kompetencë e këtij institucioni.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës që e ka në kompetencë, nuk bën me dije nëse do nisë verifikimet apo hetim kryesisht mbi akuzat.

Lexoni gjithashtu:

Akuzat e Bashës për fshehje të vdekjeve nga COVID, përgjigjen mjekët: Tronditëse, do thërrasim prokurorinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026