Akuza për abuzim me të miturën, Gjykata merr vendim për Marsel Baçin e Selam Hykën

26 Korrik 2024 | 14:30

Ditën e sotme Selam Hyka dhe Marsel Baçi, dy shtetasit e akuzuar për shfrytëzimin seksual të një 16 vjeçareje në fshatin Leminot të Maliqit, janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës.

Ata akuzohen për veprat penale të ‘marrëdhënies seksuale me dhunë’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.

26-vjeçari Marsel Baçi ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.

Njoftimi:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Ju falemiderit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026