Akuza për krime lufte, Rexhep Selimi del sot para Gjykatës së Hagës
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë. Seanca ndaj Selimit pritet të nisë sot në orën 11:00 dhe i akuzuari do të njihet me akuzat dhe të drejtat e tij.
Selimi njihet si një ndër themeluesit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka luajtur dhe rolin e Inspektorit të Përgjithshëm në UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi tashmë janë të arrestuar dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Hagës.
Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat në seancat që janë zhvilluar më herët në këtë gjykatë.
Lexoni gjithashtu:
Kadri Veseli përballet me Gjykatën e Hagës: Deklarohem me bindje se jam i pafajshëm
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Ejup Gojnovci: Kosova në zgjedhje të parakohshme nga momenti në moment
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania