Akuza për spiunazh, Britania e Madhe dëbon diplomatin rus

2 Shkurt 2026 | 14:41

Britania e Madhe ka njoftuar të hënën se ka dëbuar një diplomat rus. Dëbimi erdhi pasi Britania thirri ambasadorin e rus në atë që e quajti një veprim reciprok pasi Moska muajin e kaluar dëboi një diplomat britanik, duke e akuzuar atë si spiun të padeklaruar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike tha se akuzat e Rusisë ishin të pabaza dhe dëbimi ishte i paprovokuar dhe i pajustifikuar.

“Duke thirrur ambasadorin rus, një zyrtar i lartë i FCDO-së e bëri të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë frikësimin e stafit të Ambasadës Britanike dhe për këtë arsye ne po ndërmarrim veprime reciproke sot, duke ia revokuar akreditimin një diplomati rus”, tha zëdhënësi.

Mes luftës në Ukrainë, Rusia dhe Perëndimi kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ndërsa diplomatët perëndimorë në Moskë thonë se ata janë subjekt i mbikëqyrjes dhe ngacmimit ndërhyrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit

Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Spanjën këto ditë,...
12:00 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026