Akuzat e Berishës për atentatin ndaj Salvadore Kaçaj, përgjigjet Pjerin Ndreu

15 Maj 2023 | 00:15

Kandidati i PS për Lezhën, Pjerin Ndreu, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai fshihet pas atentatit të dështuar ndaj ish-kreut të komunës së Shëngjinit, Salvatore Kaçaj.

Ndreu tha për Euronews se këto janë skema të shëmtuara për të krijuar alibi për humbjen që do të marri koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Lezhës.

“Se pashë një ish-kryetar komune që për ne nuk ka asnjë peshë që nuk e konsiderojmë si faktor elektorale. Një faktor elektoral që është i investuar kundër kandidatët që gjoja mbështeste. Tani do të marrë protagonizmin. Ne se kemi idenë se çfarë i ka ndodhur, nuk jemi pjesë e kësaj dhe as nuk e kemi në kosideratë si faktor elektoral. As nuk e kemi pas ndonjëherë

Këto janë ca folklorizma dhe skema bajate që janë aq të shëmtuara dhe aq pa vend që mundohen të ndotin klimën, ose ndoshta janë alibija e humbjes, ose të shfaqesh si dikush që nuk je”, tha Ndreu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026