Akuzat ndaj Bashës për UÇK-në, Kryemadhi: Rama e bën për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë

17 Nëntor 2020 | 09:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim më gazetarët u shpreh se akuzat e Edi Rama ndaj Lulzim Basha për çështjen e UÇK-së bëhen për të larguar vëmendjen nga problemet e shqiptarëve.

Sipas saj politika shqiptare duhet të merret me situatën në të cilën ndodhen sot shqiptarët, me mungesën e shpresës dhe me mungesën e punës.

Kryemadhi theksoi më tej se ish-krerët e UÇK-së do të fitojnë këtë betejë, pasi është thjesht një sfidë e radhës. 

“Unë jam e bindur që zoti Basha ka qenë shumë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij në deklaratat që kanë të bëjnë, sa i përket akuzave të Ramës.

Qëndrimi i LSI-së ka qenë dhe është i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Për ne lufta e UÇK-së dhe popullit të Kosovës është një luftë e drejtë dhe një luftë për liri dhe ka sakrifica sublime të të rinjve dhe popullit të Kosovës.

Kjo përballë gjenocidit dhe krimeve të Millosheviçit dhe gjithë onturazhit të tij ushtarak, politik dhe mediatik, është e patjetërsueshme që të tjetërsohet dhe ta kthesh atë dhe duan të risjellin në jetën politike të secilit prej nesh.

Unë dua të shpreh përkrahjen time dhe të LSI-së për ish-krerët e UÇK-së. Ata përsëri do ta fitojnë betejën. Siç çdo sfidë tjetër kur ne bëhemi bashkë dhe kjo sfidë do të kalojë.

Tërheqja e vëmendjes për t’u marrë çështje që nuk i takojnë politikës shqiptare.

Duhet të merret me situatën, në të cilën ndodhen sot shqiptarët, me mungesën e shpresës, me mungesën e punës.

Rihapja e një debati të tillë është largimi i vëmendjes nga përgjegjësia, nga premtimet që nuk janë mbajtur asnjëherë, ç’fokusimin e vëmendjes së qytetarëve nga problemet që janë të përditshme.”, u shpreh Kryemadhi.

Prej ditësh kryeministri Edi Rama akuzon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si të përfshirë në procesin e mbledhjes së provave ndaj luftëtarëve të UÇK-së, pas të cilave u hartua edhe raporti i Dick Marty.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë selia blu, nga e cila u tha se e gjithë kjo është një maskaradë e orkestuar nga vetë kreu i qeverisë. 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026