Akuzat ndaj Thaçit, politika në Kosovë bëhet bashkë në mbrojtje të UÇK-së

24 Qershor 2020 | 17:04

Liderët politikë kanë lënë mënjanë interesat e tyre partiake në reagimet mbi akuzat e ngritura për Presidentin, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Ish-kryeministrat Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj si dhe ish-presidenti, Behgjet Pacolli shprehen të bindur në luftën e drejtë të UÇK-së.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviçit.  Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, shprehet Haradinaj.

“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë̈ e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, thotë Pacolli.

Sipas Albin Kurtit, i cili me Hashim Thaçin janë kundërshtarë të fortë në politikë, akuzat dëmtojnë reputacionin e Kosovës dhe gjykimi nuk mund të vijë nga jashtë por duhet bërë në Kosovë nga institucionet e saj.

“UÇK-ja është luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre. S’do mend që ngritja e aktakuzës e dëmton reputacionin e Kosovës. Besoj në pafajësinë  e UÇK-së dhe mendoj që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur e të paanshme që të hetoj e dënoj krimet e luftës e mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë”, ka deklaruar ish-kryeministri Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026