Akuzat për aplikimin e “trenit bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së

30 Maj 2025 | 16:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur këtë të premte Partisë Demokratike në lidhje me dyshimet për aplikimin e trenit bullgar në fshatin Pekisht në bashkinë Peqin.

Në përgjigje ndaj PD, komisioneri Celibashi ka konfirmuar se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit.

Me këtë përgjigje, KQZ rrëzon pretendimin e Partisë Demokratike se aty u zbatua skema manipuluese e “trenit bullgar”.  Nga këqyrja rezultoi se këto fletë nuk kishin as vulën e KQZ-së dhe as firma.

“Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin, Qarku Elbasan, më datë 22.05.2025”, ju bëjmë me dije sa më poshtë:

Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga kryekomisioneri Celibashi për përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nurin.

Kujtojmë se Partia Demokratike hodhi akuza se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, u gjetën materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, që janë përdorur për blerjen e votave.

Sipas kreut të PD Sali Berisha, fletëvotimet dhe paratë e gjetura nga deputeti i zgedhur i Elbasanit, Blendi Himçi, u përdorën për aplikimin e “trenit bullgar” në fshatin Pekisht.

Si funksionon “treni bullgar” që përmendi kreu i opozitës:

  • Fleta e votimit del jashtë qendrës së votimit – Dikujt i jepet një fletë votimi e plotësuar më parë nga persona që organizojnë manipulimin.
  • Personi voton me fletën e plotësuar – Ai e fut fletën e plotësuar në kuti dhe e merr fletën e tij të bardhë nga komisioni pa e përdorur.
  • Fleta e bardhë kthehet jashtë – Kjo fletë kthehet te organizatorët, të cilët e plotësojnë për kandidatin që duan dhe ia japin personit tjetër për të votuar.
  • Procesi vazhdon si një “zinxhir” – Duke vazhduar me radhë, çdo votues fut në kuti një fletë të plotësuar më parë dhe nxjerr një të bardhë për t’ia dhënë tjetrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026