Akuzat për blerje votash, Mehmetaj: Po mbledhim fakte, do i dorëzojmë pranë institucioneve të drejtësisë

4 Maj 2021 | 13:04

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se kjo parti do të publikojë fakte ku sipas saj tregohet sesi kërcënohen punonjësit e administratës shtetërore për të votuar PS-në.

“Do të dalin fakte sesi kërcënoheshin punonjësit e administratës shtetërore për të votuar PS-në. Grupi ynë i juristëve vazhdon punën e tij për të mbledhur të gjitha faktet dhe për t’i dorëzuar ato pranë institucioneve të drejtësisë”, u shpreh ish-deputetja gjatë një deklarate për mediat.

Mehmetaj iu bëri thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi blerjen e votës dhe përdorimin e institucioneve shtetërore, të denoncojnë në organet përkatëse.

“Me këtë rast inkurajojmë qytetarët që kanë informacion mbi blerjen e votës dhe përdorimin e institucioneve shtetërore që të denoncojnë. Vetëm kështu do të kemi mundësinë për të rivendosur demokracinë. Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, ai i bleu ato, por sërish nuk ia doli”, përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Basha i cilëson zgjedhjet “masakër”, akuzon PS-në se mori vota përmes lidhjeve me krimin

Akuzat e Bashës për zgjedhjet, Rama: Ftesa për bashkëpunim është e hapur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026