Akuzat për racizëm, arrestohet trajneri i PSG
PSG është aktualisht pa trajner e kjo për faktin se Christoph Galtier është arrestuar nga policia franceze.
56-vjeçari është ndaluar në Nice, ndërsa së bashku me të policia ka shoqëruar në komisariat dhe të birin, John Valovic-Galtier. Akuzat që rëndojnë ndaj teknikut në fjalë lidhen me sezonin 2021-2022, periudhë gjatë së cilës drejtonte skuadrën e Nice, në Ligue 1.
Gjatë asaj kohe Galitier ka bërë disa komente diskriminuese, raciste e islamofobike. Denoncimi në fjalë është bërë nga ish-drejtori i Nice, konkretisht Julien Fournier. Në momentet kur trajneri i parizienëve është njohur me akuzat është shprehur i çuditur, ndërsa policia menjëherë ka bërë arrestimin e tij, ndërsa ka 24 orë kohë për të provuar deklaratat e Fournier, në të kundërt Galtier duhet të rikthehet në punë.
Në një situata të tillë, me 57-vjecarin që ka problem me drejtësinë e jo vetëm, pasi dhe skuadra nuk është në ritmin e duhur, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur ta zëvendësojnë. Spanjolli Luis Enrique pritet të marrë postin e trajnerit të PSG, ndërsa zyrtarizimi është çështje ditësh. Sipas informacioneve, Enrique do ta drejtojë skuadrën pariziene në dy sezonet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta