Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran
Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.
“Ndërsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbështetësit e tij perëndimorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë patur sukses në qëllimet e tyre të liga kundër popullit të Gazës dhe Libanit, tani ata po kërkojnë të përhapin krizën në Iran me një sërë veprimesh të planifikuara kundër sigurisë së vendit tonë”, thuhet në deklaratë.
Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i mijëra pajisjeve të komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore të përdorura nga Hezbollahu në Liban, sulm për të cilin akuzohet Izraeli.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.
Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.
Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.
Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
SHBA vendos tarifa për importet braziliane
Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin