Akuzohen për korrupsion, Apeli lë në burg zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

22 Qershor 2023 | 13:52

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto.

Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë se arresti në burg.

Më herët, GJKKO, vendosi ta lirojë nga qelia duke caktuar arrest në shtëpi për Vladimir Topin, administrator i kompanisë fituese të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për supervizimin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Ndërkohë për inxhinierin e kompanisë “Dricons” shpk, Silvi Shehu, GJKKO vendosi masën e arrestit në burg pa afat. Ata akuzohen për korrupsion aktiv, ndërsa togat e zeza caktuan masë më të butë për administratorin për shkak të moshës. Katërshja u arrestua më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se Duro mori rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë e Vladimir Topit në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Vlera prej 330 mijë lekësh, që përmendej në përgjime, u gjet brenda një zarfi në zyrën e personit të ngushtë të ministres Ogerta Manastirliu, zarf për të cilin Joana Duro tha se nuk kishte dijeni çfarë kishte brenda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026