Akuzohet për kultivim narkotikësh në Spanjë, arrestohet në Kavajë 54-vjeçarja

25 Korrik 2025 | 08:28

Policia në Kavajë ka arrestuar me qëllim ekstradimin një 54-vjeçare e cila akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në pranga u vu shtetësja V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta para Kuvendit përshkallëzon në dhunë, protestuesit thyejnë xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe...
13:19 | 02/07/2026

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Të tjerë protestues kanë tentuar të kalojnë gardhin metalik rreth Parlamentit. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e dy prej tyre për ti shoqëruar në...
13:13 | 02/07/2026

Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër

Është përshkallëzuar drejt dhunës protesta që po zhvillohet ditën e sotme pranë Parlamentit. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes protestuesvev dhe forcave të rendit në...
13:05 | 02/07/2026