Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali
Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars të vitit 2024 në Itali.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij, ku ai jetonte i vetëm ndërsa një vit më pas policia italiane ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar L.SH, i cili akuzohet për vrasje.
Shqiptari, 36-vjeçar jeton prej vitesh në Jesolo me familjen e tij ndërsa u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.
Në shtëpinë e viktimës, në rrugën Via Antiche Mura, nuk u gjetën shenja thyerje dhe mendohet se 65-vjeçari Basso ta ketë njohur autorin, dhe mund të ketë lejuar që ai të hynte në shtëpi.
Një vjedhje që degradoi në vrasje
Motivi i krimit, sipas hetimeve, dyshohet të ketë qenë një vjedhje në shtëpi që ka degraduar në një sulm të dhunshëm.
Duket se shqiptari hyri në shtëpinë e viktimës për të vjedhur paratë nga shitja e cigareve, por, pasi u kap, ai reagoi duke goditur Roberto Basson në kokë me një objekt të fortë.
Kundër tij flasin pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë praninë e tij në zonë, si dhe disa gjurmë ADN të gjetura në vendin e krimit.
Për më tepër, thuhet se shqiptari i ka kërkuar gruas së tij konfirmimin e një alibie të rremë për natën e krimit.
Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar shqiptarit akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare