Alarm në Greqi, zbulohet një mjet detar ushtarak pa pilot pranë Lefkadës

8 Maj 2026 | 16:08

Një mjet detar misterioz pa pilot është futur në ujërat territoriale të Greqisë, pasi u zbulua nga peshkatarë pranë Kepit Doukato në zonën e Lefkadas.

Bëhet fjalë për një motoskaf të zi pa ekuipazh, i cili u gjet brenda një shpelle me motorin ende të ndezur. Sipas mediave greke, pjesa e sipërme e mjetit ishte e pajisur me sensorë të avancuar, antena dhe sisteme komunikimi të teknologjisë së lartë.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse mjeti kishte hyrë në ujërat greke gjatë ndonjë stërvitjeje apo për një mision tjetër ndërsa peshkatarët e lidhën mjetin dhe e tërhoqën drejt portit të Vasilikisë ku më pas ndërhyri Roja Bregdetare greke.

Sipas raportimeve të Protothema.gr, bëhet fjalë për një USV (Mjet Sipërfaqësor Pa Pilot) me karakteristika ushtarake. Burime ushtarake greke pretendojnë se droni detar ishte i pajisur me eksplozivë dhe tre detonatorë, të cilët janë çaktivizuar nga shërbimet kompetente.

Autoritetet greke dyshojnë se mjeti është prodhim ukrainas dhe i ngjashëm me dronët detarë që janë përdorur gjatë luftës në Ukraine për misione zbulimi dhe sulme kundër objektivave ruse në Detin e Zi.

Pas sekuestrimit, mjeti iu dorëzua Ministrisë greke të Mbrojtjes, e cila ka marrë përsipër ruajtjen dhe ekzaminimin teknik të tij. Ndërkohë, Forcat e Armatosura greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën dhe misionin e dronit në ujërat territoriale të Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026