Alarm për bombë në 14 aeroporte të Francës, evakuohen 8 prej tyre
Alarm për bombë në 14 aeroporte të Francë, evakuohen 8 prej tyre
Katërmbëdhjetë aeroporte franceze ishin objekt i kërcënimeve të reja sulmi mëngjesin e së enjtes, 19 tetor. Të paktën, “8 aeroporte” kanë kryer evakuime për shkak të këtyre kërcënimeve me bomba, sipas informacioneve nga një burim i afërt me çështjen, të cituar nga Agence France-Presse (AFP).
Të mërkurën, shumica e aeroporteve kryesore franceze, me përjashtim të dy në Paris, u evakuuan përkohësisht pas kërcënimeve, duke çuar në anulimin e 130 fluturimeve dhe vonesa të panumërta. Këto alarme janë shtuar prej disa ditësh në Francë, dhe veçanërisht pas sulmit që i kushtoi jetën mësuesit Dominique Bernard në Arras.
Të enjten, sipas të njëjtit burim, u evakuuan aeroportet e Brest (Finistère), Carcassonne, Rennes, Tarbes, Bordeaux, Béziers (Hérault), Montpellier dhe Nantes. E kontaktuar nga AFP, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) konfirmon se “disa aeroporte kombëtare, duke përfshirë atë të Nantes, morën kërcënime për sulm këtë mëngjes” , pa dhënë një numër apo emër, situata është luhatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar