Alarm për bombë në Burrel, gjendet pakoja e dyshimtë në lulishten e qytetit
Një alarm për bombë është denoncuar nga qytetarët e Burrelit në polici, pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë në lulishten e qytetit. Sipas policisë, dyshohet se pakoja përmban lëndë plasëse artizanale dhe ndaj janë thirrur shërbimet e specializuara xheniere, për të bërë të mundur verifikimin e përmbajtjes së pakos.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.
Mat/Informacion paraprak
Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë plasëse artizanale të paplasur.
Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz