Alarmi: Agjentët serbë e rusë destabilizojnë Moldavinë

18 Tetor 2024 | 08:10

Autoritetet në Moldavi bën me dije se kanë identifikuar më shumë se njëqind të rinj, që dyshohet se janë stërvitur në Rusi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, me qëllim destabilizimin e këtij shteti Policia moldave arrestoi katër prej tyre.

Rreth 100 persona të tjerë janë “dokumentuar” dhe po hetohen, por mbeten në kërkim.

Dyshohet se ata planifikuan “destabilizimin” e Republikës së Moldavisë, pas zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit të 20 tetorit.

Policia publikoi pamjet e kamerave të fshehta nga stërvitjet e supozuara në Rusi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ku mund të shihen të rinj në klasa, teksa “ushtrohen për protesta” dhe thërrasin slogane si “gjuha jonë është ruse”, “jo shtetësisë së dyfishtë” dhe “ne nuk duam të hyjmë në Evropë”.

Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi nuk reaguan ende ndaj këtyre informacioneve. Në videon, e cila supozohet se tregon skena nga një kamp stërvitor në Ballkan, të rinjtë shfaqen duke mësuar të bëjnë eksploziv dhe të përdorin dron

Sipas policisë, të rinjtë janë rreth 20 vjeç dhe kanë udhëtuar drejt Rusisë për stërvitje nga qershori deri në tetor.

Disa prej tyre janë trajnuar edhe në kampet në Serbi dhe në Bosnje të grupeve ushtarake private ruse, Ferma dhe Wagner, njoftuan autoritetet moldave.

Autoritetet në Kishinjev dhe disa qeveri perëndimore paralajmëruan në fillim të qershorit se Rusia dhe oligarku i arratisur nga Moska, Ilan Shor, planifikojnë të organizojnë trazira masive, nëse zgjedhjet presidenciale të Moldavisë dhe referendumi për anëtarësimin në BE përfundojnë me rezultate të pafavorshme për Kremlinin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026