Alarmi i Polonisë, nis mbrojtjen ushtarake
Polonia ka vendosur të shpenzojë 4% te prodhimit të brendshëm për mbrojtjen ndërsa propozon qe vendet anëtare të NATO-s ta rrisë angazhimin e tyre nga 2% deri në 3%.
Polonia pjesë të konsiderueshme të buxhetit e ka akorduar për të blerë armët më të avancuara amerikane në botë: tanke Abrams, avionë luftarakë F-35, helikopterë Apache, ose raketahedhës HIMARS.
25 vjet më parë, Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria u bashkuan me NATO falë një mbështetje të fortë të SHBA. Në një pritje te zhvilluar ne shtetin e Bardhe presidenti Biden solli ne vemendje një deklarate të ish-Sekretares se Shtetit, Madeleine Albright: “Kur qëndrojmë së bashku, asnjë forcë në Tokë nuk është më e fuqishme.”
Këtë e besoja atëherë, e besoj edhe tani, tha Biden Dhe ne e shohim atë në trupat polake amerikane që shërbejnë krah për krah në NATO Dhe ne e shohim atë në angazhimin tonë për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s.
Duke u ndalur tek Ukraina, Biden tha:
“Ne duhet të veprojmë përpara se të jetë tepër vonë. Sepse siç kujton Polonia, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Putini do të vazhdojë të ecë, duke vënë në rrezik Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë botën e lirë”.
Presidenti i Polonisë tha se “ Polonia e di, si disa vende të tjera në botë, se siguria ka çmim. Kjo është arsyeja pse ne shpenzuam më shumë se 4 për qind të PBB-së sonë për mirëmbajtjen dhe modernizimin e forcave tona të armatosura. Kjo është përqindja më e lartë në Aleancë.
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës tregoi qartë se Shtetet e Bashkuara janë dhe duhet të mbeten lideri i sigurisë. Por aleatët e tjerë duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e Aleancës në tërësi.
Kjo është arsyeja pse unë besoj se është e nevojshme që të gjitha vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes nga 2 në 3 për qind të PBB-së. Dy përqind ishin të mira 10 vjet më parë. Tani kërkohet 3 për qind në përgjigje të luftës në shkallë të plotë të nisur nga Rusia pikërisht përtej kufirit lindor të NATO-s.
Ne polakët besojmë në Amerikë. Ne besojmë se Polonia dhe Evropa kanë nevojë për më shumë Amerikë ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht më shumë shpirt amerikan në të menduar dhe vepruar.
Ndërsa kryeministri Tusk theksoj se “ Kur ne polakët filluam rrugën tonë drejt Perëndimit, Papa Gjon Pali II tha: “Nuk mund të ketë Evropë të drejtë pa një Poloni të pavarur”. Dhe sot, unë do të thosha se nuk mund të ketë Evropë të sigurt pa një Poloni të fortë.
Dhe, sigurisht, do të thosha gjithashtu se nuk mund të ketë Evropë të drejtë pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës