Alban Zusi: Qeveria të ndryshojë prioritetet, të merret me problemin e energjisë dhe prodhimin vendas

6 Tetor 2021 | 21:33

Për kreun e Qendrës së Eksporteve Shqiptare nuk është faji i qeverisë për rritjen e çmimeve në vend, pasi kjo varet nga tregu ndërkombëtar, por është përgjegjësi e qeverisë që të fokusojë energjinë në industri që mund të përmirësojnë ekonominë në vend.

Në emisionin “Now”, Alban Zusi tha se qeveria duhet të ndryshojë prioritetet dhe të fokusohet në prodhimin e energjisë elektrike, si edhe në prodhimin e lëndëve të para blegtorale që të mos varet nga tregu ndërkombëtar.

“Qeveria duhet të heqë dorë nga “Make-Up”, të kthehet në prioritetet e industrisë, prodhimit të energjisë elektrike. Mund të zgjidhim problemin rritje së çmimit të ushqimit, që është problemi më i mprehtë. Është turp që të importojmë produkte blegtoralë nga jashtë”, u shpreh Alban Zusi.

Ai e cilësoi kaotike protestën e sotme për rritjen e çmimeve dhe tha se ky kaos është prodhuar nga deklarata e kryeminsitrit Rama i cili shprehu problemin e energjisë elektrike por nuk parashtroi një zgjidhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026