Albana Vokshi: PD rrezikon përçarjen, por ne e kemi betejën me Edi Ramën

28 Shtator 2021 | 19:50

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi denoncon bojkotimin që mazhoranca i ka bërë mbledhjes së parë të komisionit që ajo drejton.

Znj. Vokshi gjatë një interviste për Euronews Albania tha se ky veprim ka ardhur për shkak se nuk duan të përballen me problemet në sektorin e shëndetësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se veprimet e mazhorancës nisen nga interesa të ngushta, të oligarkëve dhe lidhjeve okulte dhe jo të interesit të qytetarëve.

Si justifikim për bojkotin, znj. Vokshi tha se është përdorur pandemia duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet online.

“Mazhoranca kërkon zhvillimin e mbledhjes së komisioneve online ndërkohë që zyrtarë të saj zhvillojnë çdo ditë takime më shkelje të rregullave kundër COVID-19. Organizohen koncerte gala. Pse Edi Rama mund ta mbledhë qeverinë dhe unë nuk mbledh dot komisionin? Ata duan të na pengojnë nuk duan të përballen tani me çështje të prekshme”, tha znj. Vokshi.

Deputetja e opozitës iu referua një raporti të fundit të Komisionit Evropian duke thënë se niveli i vdekshmërisë në Shqipëri është më i larti në Evropë.

Për debatet brenda PD, Albana Vokshi pranoi se partia kryesore në opozitë po kalon një moment të vështirë. Ajo uroi që të tejkalohet debatet e brendshme dhe fokusi të jetë tek kundërshtari, mazhoranca e majtë.

“Ky [Edi Rama] është armiku i vërtetë. Ne e kemi betejën me Edi Ramën. Edi Rama është kundërshtari më i madh i të gjithë demokratëve në Shqipëri. Debati në PD duket të ekzistojë, nëse është debat konstruktiv. Debatet konstruktive çojnë në zhvillim. PD është partia më demokrate në vend. A kemi qenë ndonjëherë në situatë kaq të vështirë? Unë mendoj që jo. A rrezikojmë përçarje? Sigurisht që rrezikojmë. A janë konfuze strukturat e PD? Po janë”, deklaroi znj. Vokshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026