“Albin Kurti do bëhet më i fortë, i ka duart e pastra”, Laçi: Tezat e opozitës kanë dështuar

29 Prill 2026 | 22:26

Marlind Laçi, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, komentoi në emisionin në Now në Euronews Albania krizën politike në Kosovë pas dështimit për të zgjedhur presidentin duke e çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, teza politike e opozitës në Kosovë ka dështuar ndaj Albin Kurti do fuqizohet më shumë politikisht.

‘Kurti i ofroi opozitës poste të rëndesishme të politikës së brendshme dhe të jashtme. Kurti ka të drejtë të refuzojë Osamin se nuk mund të imponohesh si forcë poltike me 15 deputetë dhe jemi në këtë gjendje. I paralajmërova në dhjetor përfaqësues të opozitës, madje edhe një ish-zëvendëskryeministër; Albin Kurti çdo ditë e më tepër do bëhet më i fortë, se teza juaj politike ka dështuar. PDK pret Thaçin, LDK pret çfarë do t’i thonë oligarkët nga mbrapa’, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026