Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit në fillim të vitit të ardhshëm.
Mandati i presidentes Osmani përfundon në prill, ndërsa mungesa e një pajtueshmërie politike për zgjedhjen e presidentit të ri do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Duke folur pas një vizite në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti theksoi se fillimisht duhet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të konstituohet Kuvendi i ri dhe të formohet qeveria, e vetëm më pas të procedohet me zgjedhjen e presidentit. Ai konfirmoi se takimi me presidenten Osmani do të zhvillohet së shpejti, për të diskutuar “rrugën përpara”.
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar publikisht se synon të kandidojë edhe për një mandat të dytë, një qëndrim të bërë të ditur më 29 dhjetor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ajo do të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ri, ku për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota, por me kuorum prej 80 deputetësh.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje një fitore bindëse, me rreth 49 për qind të votave sipas rezultateve preliminare. Kurti u shpreh i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, duke vlerësuar se skena politike tashmë është qartësuar.
Zgjedhjet e fundit erdhën pas një krize të thellë institucionale, të shkaktuar nga mospajtimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për disa muaj dhe Kurti nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara