Albulena Haxhiu cakton datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë
Në një deklaratë për mediat, Albulena Haxhiu ka deklaruar se data 7 qershor do të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.
Vendimi i Haxhiut sot vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu.
“Gjatë këtyre ditëve do takohem me institucionet përgjegjëse, duke u kërkuar që të jenë misioni i vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet e 7 qershorit. Prej këtu stafit të KQZ i uroj punë të mbarë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Subjekteve politike u uroj sukses në fushatë dhe qytetarëve ushtrim të lirë dhe pa presion për të ushtruar të dejtën e votës”, shtoi ajo.
Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.
Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit.
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s