Aleancë kundër Perëndimit, Putin në samitin e BRICS: Po ulim vartësinë nga dollari
Liderët e vendeve të grupimit BRICS po mbajnë samitin treditor në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të sfiduar dominimin e Perëndimit në çështjet globale.
Një nga mungesat kryesore në këtë samit është ajo e presidentit të Federatës Russe, Vladimir Putin, i cili është objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime lufte në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov e përfaqëson atë, por në një mesazh të regjistruar, Putin përshëndeti krijimin e Bankës së Re të Zhvillimit, një alternativë ndaj institucioneve financiare perëndimore dhe rënien e vartësisë nga dollari amerikan.
“Objektivi dhe procesi i pakthyeshëm i shkëputjes së vartësisë nga dollari po arrin momentin kulmor. Bashkë po bëjmë përpjekje për zhvillimin e mekanizmave efikase për bashkëpunim dhe për kontrollin monetar e financiar. Si rezultat i kësaj, rëndësia e dollarit në operacionet e eksport-importit në radhët e BRICS po bie”, deklaroi Putin.
Gjatë zhvillimit të samitit, liderët e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë edhe mundësinë e zgjerimit të grupimit.
Vendet e BRICS, me një popullsi prej 3 miliardë banorësh, ndodhet përpara vendeve të grupimit perëndimor G7 sa i takon fuqisë blerëse, përkatësisht me 31.5 kundrejt 30 për qind e parashikuar për vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë