Aleatët e SHBA presion Biden-it për të lejuar që armët amerikane të godasin Rusinë
Presioni është në rritje ndaj presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi për të goditur territorin rus.
Sipas mediave të huaja, një numër i aleatëve të SHBA-së këtë javë sinjalizuan se ishin të hapur ndaj kësaj mundësie, pas muajsh shqetësimi për përshkallëzimin.
Vladimir Putin i Rusisë ka paralajmëruar “pasoja të rënda”, veçanërisht për ato që ai i quajti “vendet e vogla” në Evropë.
Të mërkurën, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, tha se qëndrimi i Uashingtonit për këtë çështje do të përshtatet bazuar në ndryshimin e kushteve të fushëbetejës. Ai ndodhet aktualisht në kryeqytetin çek, Pragë, për një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha vonë të mërkurën se edhe pse mbështetja e SHBA për Kievin kishte evoluar, “për momentin, gjithashtu nuk ka asnjë ndryshim në politikën tonë”.
Ukraina ka qenë duke luftuar për të kundërshtuar një ofensivë ruse në lindje të vendit, ndërsa qyteti i Kharkiv ka pësuar javë të tëra sulmesh vdekjeprurëse, shpesh të nisura nga Rusia nga postat ushtarake pranë kufirit ukrainas.
Deklarata e z. Blinken, gjatë një udhëtimi në Evropë, pasuan komentet më të drejtpërdrejta të bëra në fillim të kësaj jave nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili tha se Ukraina duhet të “lejohet” të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi kundër vendeve ushtarake në territorin rus – edhe pse rreptësisht jo në objektivat civile.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës