Aleatët e Viktor Orbanit vendosin fasha në veshë në shenjë solidariteti me Trumpin

25 Korrik 2024 | 07:37

Udhëheqësi i Komitetit parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe organizatori i një feste të partisë në pushtet, Fidesz, në Rumaninë fqinje, David Campanale, janë solidarizuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në hapjen e ceremonisë pesëditore të festivalit Tusvanyos, më 24 korrik.

Ata janë parë me imitim të fashave nëpër veshët e djathtë, sikurse është duke e mbajtur aktualisht Trumpi, pas atentatit kundër tij në Pensilvania, më 13 korrik, në të cilin ish-presidenti është plagosur në vesh.

Motivi i sulmit nuk dihet, ndërsa sulmuesi është vrarë nga forcat e rendit.

Në letrat që kanë mbajtur zyrtarët hungarezë nëpër veshë është parë mbishkrimi “Ecim, hungarezë”.

Duke folur para një paneli për diskutime, Nemeth e ka përmendur atentatin ndaj Trumpit, por edhe të shtënat ndaj kryeministrit nacionalist sllovak, Robert Fico, në mesin e muajit maj, nga të cilat gati ka vdekur.

“Përshkallëzimi i dhunës dhe agresiviteti na bën që të protestojmë dhe të dalim kundër. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Nemeth.

David Campanale, ish-gazetar dhe bashkëthemelues i festivalit, është parë, gjithashtu, me fashë.

Festivali Tusvanyos mbahet çdo vit dhe në të kryeministri hungarez, Viktor Orban, bën deklarata të fuqishme dhe prezanton strategji të ndryshme për të qenë sa më afër hungarezëve jashtë shtetit.

Ai do t’i adresohet festivalit më 27 korrik.

Vlerësohet që rreth 1 milion hungarezë etnikë jetojnë në veri të Rumanisë, dhe qindra mijëra prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë.

Nacionalizmi hungarez është temë e ndjeshme në veri të Rumanisë dhe Ukrainën fqinje, ku Orbani ka bërë thirrje për autonomi më të madhe për hungarezët etnikë.

Orban dhe partia e tij popullsite, Fidesz e kanë dominuar politikën hungareze prej viti 2010.

Orban dhe Trump janë kthyer në aleatë të ngushtë, dhe pajtohen në shumë tema, përfshirë imigrimin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Orbani ka qenë lideri i parë i huaj që e ka mbështetur fushatën e Trumpit për president, më 2016, dhe i ka ofruar vazhdimisht mbështetje, përfshirë zgjedhjet e këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026