Aleatja e Navalnyt: Alexei do të lirohej në një shkëmbim të të burgosurve
Opozitari rus Alexei Navalny ishte gati të lirohej në një shkëmbim të burgosurish kur vdiq, sipas aleates së tij Maria Pevchikh.
Sipas mediave të huaja, ajo tha se lideri i opozitës ruse do të shkëmbehej me Vadim Krasikov, një vrasës me pagesë rus që po vuan dënimin e përjetshëm për vrasje në Gjermani.
Dy shtetas amerikanë të mbajtur aktualisht në Rusi do të ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes, pohoi zonja Pevchikh.
Ajo shtoi se negociatat ishin në fazën përfundimtare më 15 shkurt.
Të nesërmen, Navalny vdiq në qelinë e tij në koloninë e burgut në Siberi, ku po mbahej me një dënim 19-vjeçar për akuza që shiheshin gjerësisht si të motivuara politikisht. Zyrtarët e burgut thanë se 47-vjeçari ishte sëmurur pas një “shëtitjeje”.
Në një video të postuar në kanalin YouTube të Navalny, zonja Pevchikh, e cila është kryetare e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK), tha se negociatat për një shkëmbim të të burgosurve kishin nisur prej dy vjetësh.
Ajo shtoi se pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 “ishte e qartë se Putini nuk do të ndalej para asgjëje” dhe se Navalny “duhej të lirohej nga burgu me çdo kusht dhe urgjentisht”.
Sipas zonjës Pevchik, Navalny do të lirohej nën një shkëmbim humanitar dhe zyrtarë amerikanë dhe gjermanë ishin të përfshirë në bisedime.
Procesi më në fund rezultoi në një plan konkret për një shkëmbim të të burgosurve në dhjetor, tha ajo.
Vadim Krasikov, një rus që u shpall fajtor për të qëlluar në kokë ish-komandantin rebel çeçen Zelimkhan Khangoshvili nga një distancë e afërt në Gjermani në vitin 2019, do të ishte pjesë e marrëveshjes.
Dy shtetas amerikanë të mbajtur aktualisht në Rusi do të shkëmbeheshin gjithashtu, tha zonja Pevchikh, megjithëse nuk i përmendi emrat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin